Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për aksionin e djeshëm të Prokurorisë Speciale në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe arrestimit të Izedin Bytyqi, sekretari i Përgjithshëm.
Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se ministria në fjalë nuk është e Liburn Aliut, ai është punëtorë aty, dhe se për rastin në fjalë nuk mund të japë një gjykim përmbajtësor pasi nuk ka informacione, raporton Ekonomia Online.
”Ministria nuk është e Liburn Aliut, ai është vet ministër në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ministria është në kuadër të Qeverisë së Kosovës, që të gjithë ne do të thotë jemi këtu punëtorë,nuk jemi pronar asnjëri, jemi shërbyes. Fjala ministër vjen nga latinishtja që do të thotë shërbëtor, prandaj s’jemi pronar, ministria e këtij apo e atij. Kjo nuk është dashtë të jetë asnjëherë, por ndoshta për shkak të së kaluarës edhe ashtu është dukur, edhe ashtu janë sjellë e kanë ngelur këto keqkuptime”.
“Personi i parë i arrestuar është një zyrtar që punon në institucionet e shtetit të Kosovës prej dy dekadash nuk kam informacion për çka janë hetuar, e arrestuar dhe përndjekur, nuk e di këtë gjë. Unë besoj se gjithçka do të sqarohet se drejtësia do të veprojë, nuk mundem në kushtet kur mungon informacione kur mungon informacioni përveç imazheve që shfaqen në mediat tona, të jap gjykime përmbajtjesore”, ka thënë Kurti.
LEXONI EDHE: