Policia e Kosovës ka njoftuar përmes Facebook-ut se sot ka zhvilluar një aksion të gjerë policor në tërë territorin e vendit, nën dyshimet për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve. Operacioni, i realizuar në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është rezultat i një hetimi disa mujor për krime ekonomike.
Gjatë aksionit janë arrestuar 39 persona të dyshuar, ndërsa janë sekuestruar mbi 1.3 milion euro në xhirollogari bankare, 23,700 euro para të gatshme, ari, aksesorë, orë dore, dy armë zjarri, pajisje elektronike, kontrata dhe dokumente të tjera relevante.
Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe forcimin e sundimit të ligjit.