Partia e Drejtësisë mbajti Kuvendin e rregullt të Punës dhe Këshillin Drejtues, ku u determinuan të gjitha problemet dhe sfidat.
Këshilli Drejtues unanimisht shkarkoi nga udhëheqja disa anëtarë të Kryesisë, për shkak të shkeljeve statusore dhe votoi pro koalicionit me PDK-në, si ofertë e vetme zyrtare e paraqitur në organet e partisë.
Po ashtu në mbledhje u zgjodh lista e kandidateve për deputet nga radhët e PD-së: Ferid Agani, Ardian Sejdiu, Vesel Neziri, Merjeme Uka, Luljeta Kelmendi.
Në këtë kuvend pune, Partia e Drejtësisë mori mbështetje të fuqishme nga anëtarësia e gjerë dhe u konstatua se partia është e gatshme të hyjë në zgjedhjet parlamentare.