Aktakuzat e para të Gjykatës Speciale në fund të vitit

Prishtinë | 09 Sht 2016 | 08:27 | Nga

Aktakuzat e para nga Gjykata Speciale për ish-eprorët e lartë të UÇK-së pritet të nisin në fund të këtij viti.

Kështu kanë thënë për “Zërin” njohësit e çështjeve juridike dhe politike në vend, pak ditë pas emërimit të David Schwendiman-it në krye të Prokurorisë Speciale.

Ndërkohë edhe Qeveria ka konfirmuar se ka ofruar gjithë bashkëpunimin e saj rreth kësaj çështjeje. Gjykata Speciale do të hetojë krimet të cilat dyshohet se janë bërë në periudhën 1999-2000 nga ish-pjesëtarët e UÇK-së kundër minoriteteve etnike dhe kundërshtarëve politikë.

Siç edhe dihet tashmë, Dhomat e Specializuara janë vendosur në Hagë, pas marrëveshjes së Bashkimit Evropian me Kosovën dhe autoritetet holandeze. Ndërkohë ajo që është e sigurt deri më tani është fakti se të dënuarit nuk do të vuajnë dënimin e tyre në Holandë, por as në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme