Aktakuzë kundër tre personave për kultivim të hashashit

Prishtinë | 21 Dhj 2023 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve I.S., R.K dhe N.F.


Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit I.S., R.K., në bashkëkryerje edhe me të
pandehurit D.S., V.R dhe M.D., të cilët gjenden në arrati, pa autorizim kanë filluar të
kultivojnë substancën narkotike të llojit kanabis në laboratorët e improvizuara.


Me këtë të pandehurit I.S., R.K., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Kultivimi i
bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’ nga neni 272 lidhur
me nenin 275 paragrafi 1 pikat 1.1 dhe 1.9 të KPRK-së. Ndërkaq, i pandehuri I.S.,
akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të
paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.


I pandehuri N.F., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Moslajmërimi i veprave penale
apo kryesve të tyre’’ nga neni 378 paragrafi 1 nënparagrafi 1.8 të KPRK-së.

Të ngjashme