Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.H. dhe V.Z. për vepër penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” nga neni 242 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, të pandehurit A.H. dhe V.Z. nga muaji shkurt 2017 e deri më 17 mars 2017, në bashkëveprim, si bashkëpronar ofrojnë vilat e tyre në Pejë, dëshmitares K.B. për qëllime të prostitucionit, ashtu që kjo e fundit, në vilat e të lartcekurve kryente marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm, të cilët përpos që paguanin për shërbimet seksuale paguanin edhe të pandehurit për shfrytëzimin e vilave.
Të pandehurit me këto veprime, duke ofruar vilat e tyre dëshmitares K.B. për prostitucion, ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar sikur më lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpall fajtoj dhe t’i dënoj sipas ligjit për veprën penale e cila i’u vihet në barë.