Aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

Prishtinë | 19 Gus 2024 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit Nagip Krasniqi për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Siç ka bërë të ditur Prokuroria, i pandehuri për rreth rreth dy vjet ka bërë keqpërdorim.

“Sipas aktakuzës i pandehuri N.K. duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri me datë 19 prill 2023, në cilësinë e personit zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, kishte kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Krasniqi ishte arrestuar më 19 prill të vitit të kaluar, pas bastisjeve të Njësisë së Hetimeve Speciale, në zyrën e tij në KEK dhe në dy banesat e tij. Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Konflikt interesi”. Në shtator, ai u lirua nga paraburgimi, por i ishte ndaluar të afrohej në objektin e KEK-ut në një distancë prej 50 metrash.

Më 25 prill 2023, Krasniqi ishte suspenduar nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut.

Të ngjashme