Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurit Z.V. për vepër penale Krimet e luftës kundër popullsisë civile dhe Dhunimit gjatë luftës në Kosovë.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Z.V. si pjesëtar i forcave policore të njësisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë luftës në Kosovë, më 22 maj 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, në territorin e komunës së Vushtrrisë, ka marr pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual, si pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik ndaj gruas së nacionalitetit shqiptarë.
Me këto veprime i pandehuri Z.V. në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë, ka kryer vepër penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile” aktualisht e inkriminiuar si “Krimet kundër njerëzimit”.