Aktakuzë ndaj një personi në Leposaviq, iu gjet arsenal armësh

Prishtinë | 19 Mar 2025 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Është ngritur aktakuzë ndaj një personi në Leposaviq, pasi të njëjtit është gjetur arsenal armësh.

Prokuroria ka njoftuar opinionin se i pandehuri R.M., më 31 tetor të vitit 2024, në fshatin Soqanicë të Leposaviqit, siç thuhet në njoftim, me dashje dhe në kundërshtim me ligjin ka mbajtur në pronësi dhe kontroll armë pa leje të organit kompetent, pushkë të gjuetisë dhe 16 fishekë të armës së gjuetisë.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Leposaviq, kundër të pandehurit R.M., në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

“Prokuroria njofton opinionin se i pandehuri R.M., më 31 tetor 2024, në fshatin Soqanicë të komunës Leposaviq, me dashje dhe në kundërshtim me ligjin ka mbajtur në pronësi dhe kontroll armë pa leje të organit kompetent – pushkë të gjuetisë dhe gjashtëmbëdhjetë (16) fishekë të armës së gjuetisë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuoria gjithashtu ka njoftuar se të pandehurit në shtëpi i janë gjetur dhe sekuestruar:

Një (1) pushkë gjysëm automatike,

Një (1) pushkë automatike,

Një (1) pushkë ajrore,

Një (1) gaz maskë ushtarake,

Pesë (5) thika të ndryshme,

Dy (2) kapela të policisë serbe,

Njëzetë (20) fishekë të vendosura në fotrolla ushtarake,

Nëntëdhjetë (90) fishekë të kalibrave të ndryshëm,

Një (1) palë dylbi të pushkës,

Një (1) bajonetë pushke,

Një (1) shufër metalike të policisë,

Tetëdhjetë e shtatë fishekë (87) të pushkës së gjuetisë,

Një (1) radiolidhje,

Të ngjashme