Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj V.K, pasi që ngarkohet me akuzën për tentim vrasjen e R.B tek pjesa e jashtme e kafiterisë “C.P”.
“Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet V.K., më datë 14.09.2025 rreth orës 11:00, në rrugën “Washington” Gjakovë, tek pjesa e jashtme e kafiterisë “C.P.” me dashje ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin R.B., nga Gjakova, në atë mënyrë që gjatë një mosmarrëveshje të çastit në mes tyre, papritmas i pandehuri nxjerr thikën dhe fillimisht e godet në krahun e majtë të dorës, i dëmtuari merr një shpuzore plastike të duhanit dhe e godet në pjesën e majtë të kokës, i pandehuri vazhdon duke e goditur edhe në pjesë tjera të trupit dhe atë në regjionin abdominal poshtë majtas, në vithe majtas dhe në dy krahët e duarve” thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Me këto veprime i pandehuri V.K., ka kryer veprën penale, vrasja në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.