Aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte ndaj popullsisë civile

Prishtinë | 04 Maj 2023 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër serbit Ç.A

Ai akuzohet se ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile, gjatë kohës janar-maj 1999-të.

“Duke bashkëvepruar me një grup njerëzish kriminal (tani për tani të pa identifikuar), të organizuar, të veshur me uniforma policore, paramilitare, ushtarake, ka kryer veprën penale ‘’Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’, e ndëshkuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje ‘’RSFJ’’) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i ndëshkueshëm sipas veprës penale Krime lufte në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës, dhe nenin 4 të Protokolit 2 të datës 08.06.1977, aktualisht e ndëshkueshme me neni 146 dhe 147 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës ( tutje ‘’KPRK’’)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Në njoftim po ashtu thuhet se është propozuar që të mbahet gjykimi në mungesë pasi që janë shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të akuzuarin.

Të ngjashme