Aktakuzë ndaj pesë personave, Prokuroria jep detaje

Prishtinë | 20 Shk 2024 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale ka njoftuar për ngritjen e aktakuzës ndaj pesë personave për vrasje të rëndë, manipulim me prova, mbajtje e armëve dhe pjesëmarrje në rrahje.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se D.H. akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa të pandehurit R.S dhe B.M. akuzohen për veprën penale ‘’Manipulimi me prova’’ nga neni 389 paragrafi 1 i KPRK-së.

E të pandehurit R.S, J.B dhe A.V. siç njofton prokuroria, akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Pjesëmarrja në rrahje’’

Të ngjashme