Aktakuzë për burrin që lëndoi rëndë nipin me armë

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ushtruar aktakuzë kundër të pandehurit B.M. për “lëndim të rëndë trupor” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 12 dhjetor 2018, në Rahovec, në një autoservish, ku ishin duke e rregulluar një automjet, duke tentuar t’i marrte armën nipit të tij (djalit të motrës), armë të cilën i dëmtuari Z.V. e kishte gjetur në veturë, e gjuan duke e goditur në pjesën e majtë dhe të djathtë të trupit, e duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Armën me të cilën e ka qëlluar, i njëjti e ka poseduar në mënyrë të jashtëligjshme, dhe për këtë ngarkohet edhe për veprën e dytë penale të cekur më lartë”, thuhet më tej në njoftim.

Prokurori i rastit, ka propozuar Gjykatën Themelore në Gjakovë, që i pandehuri të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme