Aktakuzë për gruan që vrau 57 vjeçarin në Malishevë

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Një grua me inicialet N. Rr. kishte vrarë në muajin gusht një 57 vjeçar nga Lladrovci i Malishevës.

Për të njëjtën grua Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurës N. Rr, për shkak të veprave penale “Vrasje”, dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Sipas aktakuzës, me 04. 08.2018, në fshatin LLadrovc, Komuna e Malishevës, e pandehura N. Rr, me dashje, për motive të panjohura ka privuar nga jeta tani të ndjerin S.B., ku përderisa ishin duke ecur me automjetet e tyre, në një çast e pandehura e ndal veturën duke shkuar tek vetura e tani të ndjerit, është ulur në automjetin e tij, nga çanta e ka nxjerrë revolen, dhe te njëjtin e ka qëlluar disa herë në kokë dhe në qafë, dhe kështu ka kryer veprën penale “Vrasje”, thuhet në njoftimin për media.

“Gjithashtu e njëjta, më parë e deri më 04.08.2018, pa autorizim ka mbajte armë, të cilën edhe e ka përdorur për ta privuar nga jeta tani të ndjerin S.B, dhe kështu ka kryer veprën penale “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Prokurori i rastit, ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që e pandehura të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme