Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe uzurpim të pronës së paluajtshme

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prizren, të martën, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar ndaj një zyrtari të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, si dhe për uzurpim të paligjshëm të pronës së paluajtshme ndaj një të pandehuri tjetër. Sipas organit të akuzës, veprimet e këtyre të pandehurve kanë shkuar në dëm të Komunës së Prizrenit përkatësisht pronës së saj.

Ish-drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Ilir Baldedaj, ka theksuar se e ka trashëguar një lëndë të pazgjidhur ku Komuna nuk ka pasur qasje në pronën e vet dhe se tre vjet më parë, atë e ka dërguar në Prokurori, ashtu që përmes organeve të drejtësisë Komunës t’i kthehet qasja në pasurinë e vet, shkruan sot Koha Ditore.

Prokuroria Themelore në Prizren përmes një komunikate ka bërë të ditur se Departamenti i Krimeve të Rënda, “ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.K., në cilësinë e zyrtarit ligjor të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe kundër të pandehurit XH.SH., për shkak të veprës penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 332 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme