Nuk u lejohet avokatëve hyrja në Gjykatë, anulohen seancat

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetar i Degës Regjionale në Prishtinë të OAK-së, Nasuf Hasani, përmes një shkimi ka informuar kryesuesin e KGJK-së Skender Çoçaj dhe kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyqi se janë anuluar disa seanca të planifikuara në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për arsyje se Avokatëve nuk u është lejuar të futen brenda në Gjykatë.

Sipas Hasanit kjo situatë ka ardhur pas kërkesës që kishte bërë Florim Shefqeti-Drejtor Ekzekutiv i OAK-së.

“Siç jeni të informuar, me datë 16.01.2020, janë anuluar disa seanca të planifikuara në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për arsyje se Avokatëve nuk u është lejuar të futen brenda në Gjykatë. Deri tek kjo situatë kemi ardhur pas kërkesës që kishte bërë Florim Shefqeti-Drejtor Ekzekutiv i OAKsë me dt 08.01.2020.

Të nderuar, ju njoftoj se, kërkesa e Florim Shefqetit-Zyrtar në OAK, drejtuar KGJKsë, që kishte të bëjë me detyrimin e avokatit për paisje me ID-Kartelë të Re, është e kundraligjëshme, andaj, si e tillë kjo kërkesë, i ka vënë në lajthim KGJKnë dhe GJ.TH në Prishtinë. Të gjith avokatët që ishin ndaluar dje në mëngjes të hyjnë në GJ.TH Prishtinë, jan të lincenuar nga OAK, andaj referuar Ligjit  Nr. 04/L-193 PËR AVOKATINË, fillimisht nenit 8 par.1, kjo dispozitë nuk parashehë asnjë kusht që avokati të paiset me ID-Kartelë të Re. Lidhur me këtë problematikë, bazuar në nenin 39 par.1 nënpar 1.10 që thotë:  në periudhë prej një (1) viti nuk i përmbush detyrimet financiare ndaj Odës, pra vetëm në këtë rast Avokatit do të duhej t’i ndalohet përfaqësimi në Gjykatë”

“Duke u bazuar edhe në Statutin e OAK-së, nenin 61 par.2 që thotë:  Në rast të mos pagesës të obligimeve nga paragrafi 1 i këtij neni, në afatin e përcaktuar nga Oda, avokatit në mënyrë automatike i humb e drejta e ushtrimit të avokatisë dhe shlyhet nga Regjistri i avokatëve. Vendimin për humbjen e së drejtës së ushtrimit të avokatisë dhe shlyerjes nga Regjistri i avokatëve e nxjerrë Këshilli Drejtues me propozimin e Drejtorit Ekzekutiv.

Të nderuar, ju lutem ta keni parasyshë se, Avokatët jan plotësisht të vetëdijshëm për Obligimet që kan ndaj OAKsë, mirëpo, për informimin e juaj, Këshilli Drejtues i OAKsë për këtë vit, nuk ka diskutuar e rrjedhimisht nga OAK nuk ka asnjë vendim valid lidhur me afatin e paisjes së avokatit me ID-Kartelë të Re për vitin 2020.

Të nderuar Kryetar respektiv të Organeve të Drejtësisë si më lartë, me qëllim të sçarimit të ksaj qështje, ju propozoj të kërkoni vendim të OAKsë sa i përket caktimit të afatit për paisje të avokatëve me ID-Kartelë të Re të vitit 2020, e që me bindjen më të madhe morale dhe profesionale ua them se, asnjë vendim nuk do ta pranoni. Me që jemi në këto rrethana, shum sinçerisht kërkoj nga ana juaj, të anulohet Rregulla e Re sa i përket ndalimit të avokatit në përfaqësim në Gjykatë për shkak të mos paisjes me ID-Kartelë të Re, sepse deri më tani sipas praktikës së OAKsë, avokatëve u është dhënë mundësia që gjat tërë vitit të kenë mundësinë ta kryejn pagesen e anëtarësisë vjetore”, shkruhet në kërkesë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme