Kuvendi e miraton rezolutën kundër organizimit të referendumit serb

Prishtinë | 15 Jan 2022 | 16:06 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi e ka miratuar rezolutën kundër organizimit të referendumit serb në Kosovë me 76 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme ka thënë se një ndër pikat është që qytetarëve me dy shtetësi të ju mundësohet që të votojnë përmes postës, ose përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë. Kjo rezolutë përmban gjithsej 8 pika.

Këto janë pikat e rezolutës:

1. Kuvendi i Republikës së Kosovës si përfaqësues i qytetarëve të Kosovës shpreh qëndrimin e përbashkët se organizimi i referendumit të Republikës së Serbisë në Kosovë, cenon rendin Kushtetutës dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, si dhe është në kundërshtimin me Kushtetutën, Ligjet e Kosovës dhe normat dhe praktika ndërkombëtare.

2. Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria dhe institucionet gjegjëse të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet brenda kompetencave të tyre për të mos lejuar cenimin e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nga mbajtja e referendumit të një shtetit të huaj në territorin e Republikës së Kosovës.

3. Kuvendi thekson përkushtimin e Republikës ë Kosovës për garantuar dhe mbrojtur të gjitha të drejtat e shtetasve të Republikës së Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

4. Në këtë frymë Kuvendi i Republikës së Kosovës afirmonte drejtën e qytetarëve me dy shtetësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në përputhje me standardet kushtetuese dhe praktikat ndërkombëtare. Na rastin konkret të gjithë qytetarët Republikës së Kosovës e Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë, u garantohet e drejta që të votojnë përmes postës ose Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

5. Kuvendi thekson se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës sikundër edhe përfshirja e grupacioneve dhe strukturave ilegale në një organizim të tillë për bën sjellje të qartë të Kushtetutës dhe të ligjeve të Republikës së Kosovës si dhe praktikave ndërkombëtare

6. Kuvendi i Republikës së Kosovës shpreh kundërshtim ndaj veprimeve të vazhdueshme të Serbisë për të instrurmenatlizuar dhe keqpërdorur qytetarët serbë të Kosovës në shërbim të politikave të veta armiqësore kundër Republikës së Kosovës.

7. Kuvendi i Republikës së Kosovës mirëpret qëndrimet e prera të bashkësisë ndërkombëtare për sundimin e ligjit në Kosovë dhe pret mbështetje për të drejtat legjitime dhe qasjen parimore të Republikës së Kosovës meqë vetëm duke trajtuar në mënyrë të barabartë të gjitha shtetet e rajonit mund të garantohet stabiliteti demokracia dhe fryma euro-atlantike e rajonit tonë.

8. Kuvendi i Kosovës mbetet i përkushtuar për të dhënë kontributin e tij për të mbrojtur e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe të drejtave kushtetuese të gjithë qytetarëve të saj si dhe avancimin e demokracisë dhe agjendës euro-atlantike në rajonin tonë. Jemi të bindur që kjo qasje dhe ky qëndrim është parimor, nuk është kundër askujt, është për të mirën e të gjithëve pa diskriminuar dhe pa privilegjuar asnjëri. Pra, është edhe vlerë edhe dobi, edhe e drejtë edhe drejtësi.

Të ngjashme