Studentët e Mjekësisë i kthehen fakultetit, rektori i UP-së i lejon të evidentohen me lista fizike apo kartelë studenti

Prishtinë | 23 Nën 2026 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Studentët e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës i janë kthyer fakultetit sot, më 23.11.2026, pasi e bojkotuan atë për më shumë se një javë. Kurse, protesta e paralajmëruar për sot nga Parlamenti Studentor është anuluar, pasi kanë caktuar takim me Këshillin Drejtues të UP-së.

Kthimin e studentëve të Mjekësisë e ka konfirmuar Dion Bajramaj, kryetari i Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë.

“I gjithë fakulteti është rikthyer në mësim. Kemi përdorë forma alternative të evidentimit [të vijueshmërisë në mësim], ngjashëm me njoftimin e Rektoratit.” ka thënë Bajramaj.

Ai pohoi se evidentimin e mësimit në Fakultetin e Mjekësisë po e bëjnë përmes kartelës së studentit apo duke u nënshkruar në lista fizike.

Këto janë dy metodat e evidentimit që Rektorati i UP-së deri para dy ditësh nuk i pranoi në Fakultetin e Mjekësisë, por vetëm përmes një QR code – metodë që u kundërshtua nga këta studentë.“Këshilli Studentor i Fakultetit të Mjekësisë e mbështet dialogun me Rektorin aktual, dhe konsideron që plotësimi i kërkesave të studentëve duhet të ketë prioritet ndaj çdo procesi tjetër institucional brenda Rektoratit.”ka shtuar Bajramaj.

Rektori Hajrullahu e ka sqaruar për KALLXO.com se në rastet ku ekzistojnë vështirësi në evidentimin e mësimit përmes QR code, mësimi duhet të evidentohet në një mënyrë ose tjetër.“Meqenëse janë paraqit këto ‘reale apo fiktive’, janë ngritë brenga, shqetësime prej Fakultetit të Mjekësisë, atëherë janë metoda alternative. Në qoftë se nuk funksionon kartela, atëherë funksionon QR code. Nëse nuk funksionon as QR code, as kartela [studentit], atëherë mësimi mund të .

Të ngjashme