Seanca fillon me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Prishtinë | 23 Nën 2021 | 14:55 | Nga Hasan Hoti

Seanca e Kuvendit ka filluar me një minutë heshtje në nderim të viktimat e tragjedisë në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, pas aksidentit të autobusit me udhëtarë nga Maqedonia e Veriut, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se janë të tronditur me këtë lajm të hidhur.

“Të gjithë sot jemi tronditur nga lajmi i hidhur që e morëm në orët e hershme të mëngjesit për aksidentin tragjik i cili ndodhi në Bullgari, me ç’rast humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, për këtë arsye t’i nderojmë të gjithë viktimat me një minutë heshtje”, u shpreh Konjufca.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme