Prokuroria e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë për terrorizëm ndaj të dyshuarit R.Z.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurit me inicialet R.Z., për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, në tentativë”, nga neni 136 paragrafi 2 lidhur me nenin 28 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.