Aktakuzë për vrasje në diskotekën “City Club”

Prishtinë | 25 Nën 2016 | 12:46 | Nga

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë kundër një të dyshuari që akuzohet për vrasje të rëndë dhe tentim vrasje të rëndë në rastin e njohur si “City Club”.

Siç njofton Prokuroria, hetimet e kryera nga prokurori kanë të bëjnë me vrasjen me armë zjarri të ndjerit Besart Qazim Shabi dhe tentim vrasjen e rëndë ndaj një polici që kanë ndodhur më 2.01.2010 në diskotekën “City Club” në Pejë.

“Ky rast besohet se ka lidhje me një hakmarrje ndërmjet familjes Elshani dhe familjes Kelmendi. I dyshuari i është dorëzuar policisë dhe është duke vuajtur paraburgimin në pritje të gjykimit. I dyshuari mund të dënohet me dënim prej së paku dhjetë vjet burgim”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Këtë aktakuzë e ka ngritur një prokuror ndërkombëtar në kuadër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pas hetimeve të ndërlikuara të kryera nga Prokuroria e EULEX-it, Policia e Kosovës dhe Policia e EULEX-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme