Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për krime të rënda, ka ngritur aktakuzë kundër L.A për veprën penale ”Vrasje në tentativë”, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe kundër të pandehurit E.A për veprën penale “Kanosje”.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri L.A, me datën 10/10/2018, rreth orës 17:10, në fshatin Muzhevinë Komuna e Istogut, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin U.I, në atë mënyrë që kur babi i tij, këtu i pandehuri E.A, i tregon për një mosmarrëveshje me të dëmtuarin U.I, i pandehuri shkon në shtëpinë e tij, merr pistoletën dhe me tu paraqitur i dëmtuari U.I, i drejtohet me fjalët “Pse ti po ma kërcënon babën”, derisa dëshmitari Y.I ishte duke u marr me të pandehurin E.A, i cili kishte ngritur hurin për ta goditur të dëmtuarin U.I, i pandehuri L.A kishte shtënë me armë, duke e qëlluar të dëmtuarin U.I në pjesën e regjionit të sipërm të kofshës se këmbës se majtë, ku për pasojë i dëmtuari bie pa ndjenja në tokë, ndërsa i pandehuri ikë nga vendi i ngjarjes”, ka njoftuar Prokuroria e Pejës.
“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se dy të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë”.