Aktakuzë për vrasjen e para 30 vitesh në Deçan

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, H.Z., për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

I pandehuri H.Z. me datë 20 tetor 1989, rreth orës 9:30,në Deçan, afër kanalit për ujitje, në bashkëkryerje me tani të dënuarin S.Z, nga hakmarrja e paskrupullt, e kanë privuar nga jeta të ndjerin Z.U., në atë mënyrë që për shkak të një rrahje që kishte ndodhur me datën 12 qershor të vitit 1989, në fshatin Strellc të komunës se Deçanit , në mes të pandehurit dhe vëllait të viktimës, ashtu që pasi e përcjellin të ndjerin një kohë, me pas i afrohen nga prapa, fillimisht i dënuari S.Z. e kap për qafe me dorën e majtë, kurse me dorën e djathtë fillon ta godas me thikë në pjesën e përparme të regjionit të gjoksit, kur i ndjeri në mbrojte e sipër së bashku me të dënuarin S.Z., bien në kanalin e ujit, i pandehuri H.Z., zbret në kanal dhe deri sa i dënuari S.Z. po e mbante të viktimën për duar, ky e godet disa herë në shpinë e pjesë tjera të trupit me thikë gjithsej 16 goditje, shumica prej tyre në organet vitale, si pasojë viktima Z.U. ndërron jetë në vend të ngjarjes.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehurin të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme