Aktivistët e PSD-së Bardh Ahmeti dhe Visar Perolli i kanë ndërprerë konferencën kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova me fishkëllima, raporton Ekonomia Online.
Ata thanë se ajo është kryetare e një gjykate të padrejtë dhe nuk mund të lejohet që të mbahet në qetësi kjo konferencë.
“Kanë harru që kanë pasur krime këtu dhe nuk mund ta lejojmë që në qetësuar dhe në heshtje të raportohet”.
Përderisa para fillimit të konferencës disa qytetarë kanë dalë në protestë para vendit ku do të mbahej ajo.
Trendafilova tha se i vjen keq që nuk e kupton gjuhën shqipe për të ditur se çka thanë dy të rinjtë, megjithatë, i ka ftuar të njëjtit të kthehen në konferencë, për të bërë pyetje ndaj saj.
LEXONI EDHE: