Aktivisti i LDK-së të cilin e fotografoi Sveçla: I di ligjet, isha në rrugë dhe s’e prita, reagova me kulturë

Prishtinë | 10 Nën 2025 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Aktivisti i LDK-së, Art Merkoja i cili u fotografua dje gjatë zgjedhjeve në trotuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili e akuzoi se po e shkelte ligjin, tha se nuk pati frikë dhe se nuk po bënte asgjë të jashtligjshme.

Ai tha se sipas ligjit, është e ndalueshme që të fotografohej në atë mënyrë.

“Unë i di ligjet. Nuk kam qenë në ambientet e brendshme të shkollës. Kam qenë krejtësisht në rrugë”.

Merkoja tha se emblemën e LDK-së “nuk e heq kurrë”.

“Unë nuk e prita, me të kallxu drejt”, tha ai në Frontal në T7.

“Reagova me kulturën që e kam kriju vetë dhe që e kam kriju në Forumin e Rinisë së Lidhjes Demokratike”, tha Merkoja.

“I penguan tri shkronjat e arta të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Unë jam krenar dhe i mbaj me nder këto tri shkronja”, tha ai.

Të ngjashme