Aktivisti i LVV-së Hekuran Kryeziu: Albin dhe Vjosa mos shkelni përmbi mundin dhe sakrificën e aktivistëve

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj Albin Kurti le ta dijë prej tani që nuk mundet askush nga deputetët dhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje të shkel përmbi mundin dhe sakrificën e aktivistëve që punuam pa ndalë 24 orë me tubime dhe takime me qytetar për të vetmin qëllim ta largojmë politikën e stervjeteruar nga pushteti 21 vjeçar ka shkruar Hekuran Kryeziu.

Kryeziu mendon se me punë, angazhim e përkushtim ia arritëm qëllimit me 14 shkurt në fitoren plebishitare të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje votuam për ndryshim rend dhe ligj në Kosovë, por unë sa po shoh ky realitet nuk po ndodh ende po mbesin vetëm fjalë dhe nuk po përkthehen vepra dhe realitet u harruan aktivistët, mundi dhe sakrifica e tyre mbas 14 shkurtit pas themelimit institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Pikërisht isha unë Hekuran Kryeziu me Tubimin më të madh nëpër fshatra të Komunës së Kamenicës të pranishëm ishin kandidatet për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, Arijeta Rexhepi, Abdyl Gashi, në odën time dhe shtëpinë time në fshatin Roganë ku e theva bastionin më të fuqishëm të LDK-së në fshatin Roganë duke dalur forca e parë edhe pse kisha probleme, defekte, pengesa nga disa qytetar dhe disa faktor të brendshëm aty për mos tu mbajtur ky tubim i madh që punova rreth dy javë për ta bërë sa më të fuqishëm tubimin në shtëpinë time në Roganë dhe fal mundit dhe sakrificës dhe përkrahjes së qytetarëve dhe lagjes time Muhagjerve, tubimi u realizua shumë mirë ku ishin të pranishëm 50 persona ky dedikim dhe ky tubim ishte bërë për dy persona Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, por mbas themelimit institucioneve të Republikës Kosovës mundi dhe sakrifica ato netë të gjata pa gjumë u harruan nga Qeveria e Kosovës” ka shkruar Kryeziu.

“Albin dhe Vjosa populli ju votoj 50.28% në vota javë përktheu 438 mijë vota por mos shkelni përmbi mundin dhe sakrificën e aktivistëve që dhanë shumë për juve më 14 shkurt, punoni, veproni dhe kryeni detyrat e shtëpisë, premtimet që i dhatë në fushatë unë do të jem me juve nëse i mbani premtimet e fushatës dhe i kryeni detyrat e shtëpisë nëse ndodh e kundërta unë do të jem opozitari më i fuqishëm i juaji, Vjosa dhe Albin dhe zëri me kritik i Qeverisë së Kosovës thuhet në reagimin e aktivistit Hekuran Kryeziu./rajonipress/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme