Të dielën në vendin tonë u mbajtën zgjedhjet parlamentari.
Qytetarët e vendit tonë shfrytëzuan të drejtën e tyre për votim, derisa sipas rezultatateve të KQZ-së, partia fituese doli të jetë Lëvizja Vetëvendosje.
Ndonëse, jo zyrtarisht tashmë janë publikuar edhe rezultatetet që kandidatët për deputetë kanë marrë në këto zgjedhje, shkruan Indeksonline.
Ndonëse synoi një vend në Kuvend, duke u kandiduar për herë të parë, aktivisti i “flaktë” i Vetëvendosjes, Valdrin Ahmeti nuk ka marrë vota të mjaftueshme.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në Facebook:
Të dashur aktivistë, anëtarë, vullnetarë (sidomos ju që keni ardhë nga jashtë Kosovës), familjarë, shoqe e shokë,
Në bazë të informatave të deritanishme të rezultateve për kandidatët i bie që nuk kam marrë votat e nevojshme që të bëhem deputet.
Jam shumë i lumtur që kandidimi e fushata nuk më kanë tjetërsuar dhe kam punuar me aq sa kam ditur e mundur për fitoren e Lëvizjes.
Ju falemnderoj secilin për ndihmën, kontributin dhe secilën votë, sadoqofshin ato.
Do ta dua vendin tim e popullin të cilit i takoj siç e kam dashur përherë
VETËVENDOSJE