Abdixhiku: Për herë të tretë, u konfirmua fitorja jonë në komunën e Dragashit

Prishtinë | 14 Dhj 2021 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në facebook ka uruar kryetarin e ri të Dragashit, Bexhet Xheladini, pasi doli fitues me votat e diasporës.

Abdixhiku thotë se tendencat e vendimeve skandaloze për fitore në tavolinë, ishin korrigjuar nga Supremja pas ankimimit të LDK-së.

“LDK, përfundoj ciklin e zgjatur të zgjedhjeve lokale me 8 komuna të fituara. Dr. Xheladini i bashkohet të shtatë kryetarëve tanë të tjerë në misionin e shërbimit të drejtë e të mbarë për të gjithë qytetarët pa dallim. Dragash urime! Doktor, ju priftë e mbara”, ka shkruar tutje Abdixhiku.

Diaspora ka vendosur përfundimisht për kryetarin e ri të Dragashit për katër vitet e ardhshme. Sipas rezultatit, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bexhet Xheladini do të marrë udhëheqjen e kësaj komune.

Postimi i plotë:

Të ngjashme