Aktivisti i VV-së: Prita që të më arrestoj policia serbe, jo ajo e Kosovës

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti, i cili është arrestuar para dy ditësh nga Policia e Kosovës duke shkuar te familja e tij në Preshevë, ka thënë se ka menduar që mund të arrestohet nga Policia e Serbisë, por jo nga ajo e Kosovës, transmeton Ekonomia Online.

Ahmeti përmes një postimi në Instagram, ka deklaruar se ideja e presidentit Thaçi për bashkimin e Luginës me Kosovës është për t’u pajtuar me presidentin serb, Vuçiq dhe për të ndarë familjet shqiptare.

“Gjithë të premten e kalova duke menduar se si do ta kaloja kufirin me Serbinë gjithnjë duke menduar që shteti e policia e Serbisë kanë informata për aktivitetin tim si aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE”.

“Mendoja se ata mund të ma ndalojnë hyrjen në vendlindjen time, ku isha nisur për dasmën e djalit të axhës, apo edhe të më arrrestonin. A do t’mund ta përballoja burgun serb? Si do ta përballonte familja?”.

“Por që vie puna të më ndalojë Policia e Kosovës që të mos shkojë në Preshevë, nuk e mendova asnjehëre. Policia kufitare me tha që kam fletarrest, anipse një i tillë nuk më kishte ardhur kurrë në shtëpi”.

“Por si duket ky qenka bashkimi i Luginës që po na e promovon Thaçi. Përqafim e pajtim i tij me Vuçiqin, e ndarja e familjeve shqiptare”.

https://www.instagram.com/p/BorPpivhgAx/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=1x2ntut1wyv1p

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme