Aktivisti politik, Arton Smaili, u ka bërë thirrje publike të gjitha partive politike shqiptare që të bashkohen me një kandidat të vetëm për Graçanicën në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.
Smaili që ishte themelues i Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë për Klankosova.tv tha se ka mbështetjen e plotë të tyre për thirrjen e tij e njësoj edhe të NISMA-s dhe strukturës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë komunë.
Aktivisti mes tjerash thotë se nëse partitë nuk bëhen bashkë rrezikohet të mos ketë asambleistë shqiptarë në këtë komunë e as nënkryetar teksa shton se nuk do të kenë asnjë ndikim në institucionet e komunës.
Thirrja e plotë e Smailit pandërhyrje:
Ftesë publike për: Leutrim Ajeti përfaqësues i VV-së, Fehmi Arifi përfaqësues i PDK-së, Liridon Krasniqi përfaqësues i LDK-së dhe Eduard Thaqi përfaqësues i NISMES në Graçanicë.
Të dashur bashkëvendës dhe bashkëkombës të mijë të komunës së Graçanicës, në interes të banorëve tonë shqiptar, ju ftoj të bashkohemi për zgjedhjet e ardhshme lokale në Komunën e Graçanicës, pa dallime partie, që të jemi një zë unik dhe të sigurt në fitoren e shqiptarve.
Në qoftë se shkojmë të ndarë në zgjedhje në Kuvendin komunal ne shqiptarët:
– do të rrezikojmë të kemi asamblist shqiptar në këtë komunë,
– nuk do të kemi gjasa ma për nënkryetar shqiptar në këtë komunë,
– nuk do të kemi përkujdesen e komunës për zonat e banuara me shqiptar,
– nuk do ta kemi asnjë ndikim në institucionet e komunës,
– do të jemi të shurdhër dhe të verbër për punët e komunës.
Prandaj për te mos ndodhur kjo, unë propozoj që:
– të shkojmë në një listë të përbashkët zgjedhore për mes një INICIATIVE,
– ta organizojmë elektoratin që të votojnë të gjithë,
– ta krijojmë një ekip mobil për ta organizuar dhe mbikëqyrur daljen në votim,
– të gjitha t`i bëjmë me një marrëveshje paraprake të shkruar nga të gjitha partitë politike.
Dhe si mund te ndodh kjo?, unë propozoj ketë formulë:
Bartës i listës te jete Prof. Dr. Shemsedin Vehapi apo Fatmir Gashi ose Avdurrahman Krasniqi që të dy me një bagazh mbi 30 vjet ne politik.
Nr. 2 të jetë një përfaqësues i Vetëvendosjes
Nr. 3 të jetë një përfaqësues i Partisë Demokratike te Kosovës
Nr. 4 të jetë një përfaqësues i Lidhjes Demokratike te Kosovës
Nr. 5 të jetë një përfaqësues i NISMES.
Nëse bashkohemi sipas kësaj formule, ne shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme komunale do të mund ta aktivizojmë edhe votuesit pasiv dhe do ta kalojmë 10 % në nivel komune.
Prandaj, këtë mundësi nuk duhet të ja lëm rastit, kur e dimë se të ndarë vetëm humbja na pret, dhe kjo i shkon në dobi vetëm palës kundërshtare dhe jo interesave shqiptare dhe mirëqenies së banorëve tonë në Komunën e Graçanicës.
Prandaj, nga ky çast ju ftoj të takohemi dhe të fillojmë përgatitjet për zgjedhjet lokale në Komunën e Graçanicës që do të mbahen me 17 tetor 2021.