Aktivisti që u dorëhoq nga VV: Më qitën për krahu jashtë pse i kundërshtova

Prishtinë | 23 Maj 2022 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Blerim Saramati, ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje i cili dje dha dorëheqje nga kjo parti, tha se e kanë larguar fizikisht nga zyret e LVV-së pas zgjedhjeve të fundit lokale.

Në Frontal të T7, Saramati tha se në VV ka “diktat” dhe se dega në Prizren udhëhiqen nga një grup i ngushtë, në krye të së cilit tha se qëndron deputeti Artan Abrashi.

“Nuk ka më keq e më shumë sesa me të kapë për krahu dhe me të qitë jashtë përjashta prej zyreve të Lëvizjes pse ti ke dalë kundër tyre”.

“Më kanë hapë për krahu dhe më kanë qitë jashtë zyreve të Lëvizjes me arsyen se ‘na i ke humbë zgjedhjet në Prizren, e ke ndihmu Shaqir Totajn’”, theksoi Saramati.

Sipas tij, “me këta njerëz, asnjë mundësi nuk e kanë” LVV-ja që të kthehet në pushtetin lokal në Prizren.

Ai tregoi një rast kur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, tani zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e kishte akuzuar një delegat.

Këta kanë dëshirë me pasë jo delegatë. Kanë dëshirë me pasë dele gatë; dele gatë. E ky nuk ishte dele gatë, por ishte delegat”, tha Saramati.

Ndiqeni këtu emisionin Frontal.

Të ngjashme