Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Angela Greip ka treguar për punën e gjykatës gjatë kësaj jave.
Për kërkesën e mbrojtjes së Jakup Krasniqit për pranimin e disa materialeve në prova gjyqësore, Griep tha se nga 39 dokumente sa kishte kërkuar, 30 prej tyre u pranuan plotësisht, si dhe një tjetër u pranua pjesërisht, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Duke folur për këtë rast, Griep tregoi edhe për konstatimet gjyqësore për 66 nga 68 faktet e gjykuara në rastin ndaj Pjetër Shalës.
Ndryshe, seanca e radhës e planifikuar për këtë rast është për 3 nëntor 2025.
Në çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Isni Kilajt, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, Doyle tregoi edhe për kërkesën e Prokurorisë e cila u miratua lidhur me nxjerrjen e provave shtesë.
Griep tregoi se u hodh një kërkesë e Kilajt për zgjatje të afatit për dorëzimin e dosjeve të tyre paraprake bazuar në njoftimin e Prokurorisë se ajo do të nxjerrë së shpejti material që mund të gjejë në telefonin e sekuestruar të Kilaj, pasi ai të jetë analizuar në aspektin kriminalistik. Kësaj kërkese iu ishin bashkuar edhe mbrojtja e Thaçit dhe Kilajt.
Veç kësaj, Griep tregoi edhe për zhvillimet në rastin ndaj Pjetër Shalës i cili është në procedura të Supremes.
Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.