Aktiviteti fizik e ushqimi i shëndetshëm ndikojnë në mirëqenien emocionale të fëmijëve me nevoja të veçanta

Prishtinë | 21 Tet 2021 | 14:08 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Olimpiada Speciale e Kosovës ka mbajtur një forum për prindërit me fëmijët me nevoja të veçanta me temën: “Ndikimi i aktivitetit fizik dhe ushqimit të shëndetshëm në mirëqenien emocionale te fëmijët me nevoja të veçanta”, në Kolegjin Heimenere, raporton Ekonomia Online.

Profesori në kolegjin Heimerer, ekspert i Mjekësisë Sportive, doktor Bernard Begolli, tha se është e nevojshme një dietë e ushqimit me llojllojshmëri.

“Llojllojshmëria e ushqimit duhet të përcjellët me aktivitet fizik. Aktivitet të lehtë, mesatar dhe të rëndë. Aktivitet i lehtë është vetëm ecja në shtëpi. Kemi nevojë çdo ditë te paktën ka 30 minuta”.

“Shkaqet që na pamundësojnë mund të jenë direkte dhe indirekte. Mund të ketë shkaqe gjenetike, por edhe kushtet, mungesa e pajisjeve e shumë tjera. Na kemi nevojë për ekuilibër energjetik, prej karbohidrateve. Ky ekuilibër mbahet nëse marrim aq sa kemi me shpenzuar. Nëse arrijmë me mbajtur këtë stabilitet do ta ruajmë peshën ideale trupore”.

Po ashtu, ai theksoi se është e rëndësishme që të gjitha shujtat e ushqimit të konsumohen me orar.

“Uji është i patjetërsueshëm. Uji nuk të jep kalori por minerale. Nuk është mirë që dieta jonë me u përcaktuar veç në karbohidrate, yndyra e proteina. Duhet me i hëngër të gjitha shujtat. Mëngjes nuk kemi nevojë me i marr të gjitha kaloritë. Te fëmijët po ashtu rekomandohet qe në mëngjes me i marr diku 15% të kalorive, në drekë deri në 40% të kalorive. Pas drekës duhet edhe një shujtë në mes drekës dhe darkës”.

Tutje, ai tha se është e rëndësishme që të mbahet bilanci ndërmjet të konsumimit dhe shpenzimit të energjisë.

“Disa prej dietave që duhet t’i ndjekin, studimet kanë treguar se atë qe hanë ushqime të shëndetshme e të kontrollueshme jetojnë më gjatë. Nëse keni me u marr me sport preferohen karbohidrate që japin kalori. Tek personat që kanë ndonjë paralizë, është parë që metabolizmi ndryshon, ka nevojë për omega 3, që me rrit fortësinë e kockave”.

“D.m.th mesazhet janë se na duhet një dietë e larmishme, ne kaloritë duhet të jemi specifikash në bazë të trupon me arrit bilancin, me u marr me shume aktivitete. Për të ndryshuar shprehin duhet të tentojmë deri në tetë herë”.

Ndërsa, psikologia Rina Meha, tha se fëmijët me nevoja të veçanta që merren me aktivitet fizik ka pasur ndikim në zhvillimin kognitiv.

“Aktivitete fizike janë treguar efektive të fëmijët që përjetojnë ankth, angazhimi fizik ia shpërqendron vëmendjen nga ankthi. Studime ka qenë ka pas pjesëmarrja 4 000 fëmijë, fëmijët që kanë qenë të obliguar”.

Meha tha se në hulumtimin që është bërë brenda një shkolle me fëmijë me nevoja të veçanta, ka treguar se përfshirja e tyre në aktivitet ka ndikuar në vendosjen e identitetit të tyre social në shoqëri.

“Si ndikon aktiviteti fizik brenda një shkolle me fëmijë me nevoja të veçanta, përfshirja në këto aktivitete ka ndikuar në vendosjen e identitetit tyre social në shoqëri. Ka ndikuar edhe në perceptimin e kompetencave të tyre. Aftësitë lëvizore që mund t’i kenë ata nuk janë të vetëdijshëm, e kjo përmes aktivitete e rrit aftësitë lëvizëse. Shumë fëmijë kur kanë parë që kanë arritur diçka, e kanë parë që aftësitë e tyre nuk i pengojnë me arrit në jetë”.

“Pjesëmarrja në aktivitete fizike ka ndikuar në zhvillimin kognitiv. Pikërisht, futboll është tregu i suksesshëm në vëmendjen e tyre. Hulumtimet kanë tregu se fëmijët e përfshirë kanë arrit me përqendruar vëmendjen në detyrave të ndryshme. Një hulumtim që ka bërë dallimet me fëmijët që kanë pjesë në programin futbollistik, kanë shfaqur vëmendje më të madhe, e të menduarit tyre është zhvilluar. Për këtë arsyeje pjesëmarrja bë sporte është shumë e rëndësishme për zhvillimin kognitiv”.

Ndërsa, Diana Ullrich, doktore e ergoterapisë, tha se shpërblimi i fëmijëve më nevoja të veçanta duhet të bëhet përmes komplimenteve, e asesi përmes ushqimit apo pajisjeve teknologjike, raporton EO.

“Çfarë shpërblimeve jemi duke u dhënë fëmijëve me nevoja të veçanta. Ka lloj lloj shpërblimeve që mund t’i japim. Një është me shprehje pozitive. Diçka që nuk duhet të përdoret ushqim për shpërblimin dhe as telefonin. Është një problem i madh që shumë prindërit mbështeten tek telefoni”.

Ndërsa, pas forumit, drejtoresha e Olimpiadës Speciale të Kosovës, Drita Dushi-Parduzi, tha për Ekonomia Online se duhet një vetëdijesim për ndikimin e aktivitetit fizik te personat me nevoja të veçanta.

Të ngjashme