Aktivizimi i qytetarëve në vendimmarrje sfidë për Qeverinë dhe Komunat

Prishtinë | 10 Tet 2016 | 16:19 | Nga

Aktivizimi i qytetarëve dhe roli i tyre aktivë në vendimmarrje mbetet sfidë për komunat dhe qeverinë, pasi që mungesa buxhetore për stimulim të trupave apo mekanizmave që krijon komuna e që obligohet nga Ministritë e ndryshme, me qëllim që këto trupa apo mekanizma të mos jenë të fuqishëm në përfaqësimin e interesave të qytetarëve në vendimmarrje.

Kështu u tha në konferencën me temën “Qytetaria Aktive dhe roli i saj në vendimmarrje”, të organizuar nga OJQ “Syri i Vizionit”, në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues të komunave të Kosovës, gratë asambliste, kryetarë të këshillave lokale të fshatrave dhe lagjeve të komunave të regjionit të Pejës dhe Prizrenit, shoqëria civile, me të cilat është duke u zhvilluar programi, që ka për qëllim nxitjen e qytetarisë aktive në Kosovë.

Problem kryesor mbetet mos stimulimi i kryetarëve të këshillave lokale të themeluara në disa komuna të Kosovës, edhe përkundër dëshirës dhe mundësive për stimulim nga ana e komunave një gjë e tillë nuk lejohet nga Ministria e Financave.

Përfaqësuesit e komunave, shoqëria civile, përfaqësues të asambleve komunale dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kanë bërë thirrje Ministrisë së Financave që të krijojë një kod specifik buxhetor në bazë të cilit komunat do të raportojnë shpenzimet e tyre për stimulim të kryetarëve të këshillave lokale dhe të komisioneve apo komiteteve tjera që janë në interes të komunës dhe vetë qytetarëve.

Islam Husaj kryesues i Asamblesë Komunale në Pejë, ka thënë se “Qeveria nuk duhet të na detyrojë ne si komuna të krijojmë trupa apo mekanizma, e në anën tjetër nuk vendos kosto buxhetore, edhe në ato raste kur komunat kanë mundësi nuk lejon më bëjnë pagesa , çka neve si komuna na shkakton probleme në zbatimin e akteve ligjore dhe nën ligjore”.

Në anën tjetër përfaqësuesi i MAPL-së, Gëzim Sahiti ka thënë se “Ne si ministri po i monitorojmë komunat në zbatimin e akteve ligjore dhe obligimeve mirëpo, sfiduese ende mbetet buxheti, pasi disa komuna bëjnë pagesa për trupat qe krijojnë e  disa tjera jo, dhe duhet që të unifikohet puna e pagesave për trupat qe krijojnë komunat dhe do të angazhohemi që së bashku më Ministrin e Financave të gjejmë mundësi se si të lejohen komunat të bëjnë pagesa qoftë edhe pagesa për ti stimuluar trupat që krijojnë specifikisht kryetarët e këshillave lokale”.

Të gjithë të pranishmit janë pajtuar se në qoftë se nuk stimulohen kryetarët e këshillave lokale dhe komisionet tjera, atëherë do të jetë pikëpyetje jetëgjatësia e tyre dhe mbijetesa e tyre, madje ata kanë potencuar edhe nëse eksitojnë apo ri-themelohen atëherë aty nuk do ketë kuadro të duhura që mund të kontribuojnë për çka janë krijuar siç janë sot, por më tepër do jenë formalitete.

Pjesë e rëndësishme e konferencës ka qenë edhe roli i femrës në vendimmarrje ku të pranishmit kanë thënë se duhet punuar shumë qe femra të këtë rol kyç dhe të rëndësishëm në vendimmarrje e jo vetëm sa për të plotësuar kuotën gjinore. Po ashtu përfaqësueset e femrave gra asambliste, zyrat për barazi gjinore dhe gra në pozita kyçe në komuna të ftuara në këtë tryezë thanë se “Femrës i duhet mbështetja nga vetë femrat e të cilat ende nuk janë vetëdijesuar që femrat duhen mbështetur njëra tjetrën”.

Po ashtu është theksuar se rol të madh luan edhe familja dhe shoqëria që femra të vije në pozita vendimmarrëse dhe udhëheqëse sipas cilësisë dhe profesionalizmit që kanë, por fatkeqësisht dominojnë meshkujt në pozita kyçe, është thënë nga të pranishmit në këtë konferencë.

“Rekomandimet nga kjo tryezë ne si organizatë do të mundohem që se bashku me ju të gjejmë mundësi ti realizojmë duke ushtruar ndikimin tonë avokues tek secili nga institucionet me qëllim që në Kosovë të kemi një qytetari aktive dhe rol kyç në vendimmarrje” ka thënë znj.Vlora Latifi nga OJQ Syri i Vizionit.

Java e qytetarisë aktive do të vazhdoj të implementohet me aktivitete të ndryshme në qendrat e qyteteve: Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Rahovec, kjo fushatë organizohet në në kuadër të programit “Qytetaria Aktive” të cilën “Syri i Vizionit” e implementon në komunat e regjionit të Pejës dhe Prizrenit, i mbështetur nga Olof Palme International Center dhe SIDA.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme