HEJ, platforma me komunitetin më të madh të tërinjve në Kosovë, lanson produktin më të ri HEJ5000, e cila do t’u mundësojë përdoruesve të saj të përdorin 5000 njësi dhe Instagramin pa shpenzuar asnjë megabajt të vetëm.
Aktivizimi i HEJ5000, kushton vetëm 5 euro dhe çdo përdorues i kësaj pakoje do të pranojë 5 mijë njësi, ku secila njësi mund të shpenzohet si minutë, SMS apo Megabajt. Aktivizimi i pakos është shumë i thjeshtë, vetëm duke dërguar një SMS në 50888 me tekstin ‘HEJ 5’.
Ky produkt mund të aktivizohet nga të rinjtë e moshave midis 16 dhe 28 vjeçare, të cilët do të mund të komunikojnë me çmime shumë të lira dhe ta përdorin instagramin, pa e shpenzuar asnjë megabajt nga pakoja e tyre.
HEJ është komuniteti më i madh i të rinjve, misioni primar i të cilit është që të ofrojë argëtim dhe komunikim për të gjithë të rinjtë në Kosovë. Hej ka arritur që brenda një periudhe të shkurtër kohore të bëhet komuniteti më i madh i të rinjve në Kosovë, me afro 150 mijë anëtarë.