Ekonomia Online
FUNDIT

AKB mbledh biznesin dhe politikën në iftar në Brezovicë, mesazh për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik

AKB mbledh biznesin dhe politikën në iftar në Brezovicë, mesazh për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), në bashkëpunim me “Dino Company”, organizoi iftar të përbashkët në Hotel “Brezovica”, ku morën pjesë përfaqësues të bizneseve, partnerë ndërkombëtarë dhe figura të rëndësishme institucionale e politike. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se ky iftar është një shenjë mirënjohjeje për të gjithë ata që gjatë gjithë vitit kanë mbështetur […]

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), në bashkëpunim me “Dino Company”, organizoi iftar të përbashkët në Hotel “Brezovica”, ku morën pjesë përfaqësues të bizneseve, partnerë ndërkombëtarë dhe figura të rëndësishme institucionale e politike.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se ky iftar është një shenjë mirënjohjeje për të gjithë ata që gjatë gjithë vitit kanë mbështetur biznesin dhe zhvillimin e ekonomisë kombëtare.

“Ky është një iftar falënderimi për të gjithë partnerët, miqtë dhe institucionet që kanë qenë pranë biznesit dhe që kanë kontribuar në forcimin e ekonomisë së vendit. Bashkëpunimi ndërmjet bizneseve dhe institucioneve është çelësi për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e tregut,” u shpreh Shahini.

Ish-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, theksoi se bashkëpunimi me biznesin dhe me AKB-në ka qenë gjithmonë i rëndësishëm gjatë angazhimeve të tij në institucione.

“Gjatë gjithë kohës sa kam qenë në pozita të ndryshme, biznesin dhe AKB-në i kam pasur partnerë dhe kështu do të vazhdojmë të jemi edhe në të ardhmen,” tha Xhaferi.

Ndërsa pronari i Dino Company, Abedin Salihu, u shpreh se do të vazhdojë të mbështesë të gjitha projektet që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe në të mirën e vendit.

Ky aktivitet shërbeu edhe si një platformë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve, institucioneve dhe partnerëve rajonalë, me qëllim të avancimit të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të mundësive të reja për sektorin privat.

Të ngjashme