Punëtorët e KEK-ut thërrasin protestë, kërkojnë rritje dhe pagën e 13-të

Prishtinë | 06 Nën 2026 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë më 12 nëntor 2026, në shenjë pakënaqësie me nivelin aktual të pagave dhe kërkesat e tyre ndaj menaxhmentit të ndërmarrjes.

Protesta është paralajmëruar nga Sindikata e Re e KEK-ut, ndërsa do të mbahet nga ora 11:00, para zyrave të menaxhmentit të KEK-ut, në Toskanë, në Prishtinë

Sipas njoftimit të sindikatës, punëtorët kanë dy kërkesa kryesore: ngritjen dhe nivelizimin e pagave për të gjithë punëtorët e KEK-ut dhe realizimin e pagës së 13-të për të gjithë punëtorët e korporatës.

Të ngjashme