Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar të deklarohet për media lidhur me kërkesat për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, raporton Ekonomia Online.
Kurti ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, ndërsa protestuesit nga Kolektivi për Mendim Feminist po vazhdojnë të kërkojnë shkarkimin e dy ministrave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Protestuesit po kërkojnë përgjegjësi institucionale për këtë rast, duke këmbëngulur në shkarkimin e ministrave përkatës.
