Katie Holmes dhe Jamie Foxx pritet të martohen në Paris duke i dhënë fund mbajtjes sekrete të lidhjes së tyre.
39-vjeçarja dhe 50-vjeçari pritet të martohen në kryeqytetin francez kur edhe pritet të publikojnë lidhjen e tyre, ka thënë një burim për Radar Online.
“Parisi është qyteti ku ata kanë vendosur të dalin publikisht me lidhjen e tyre pas shumë vjetësh duke e mbajtur sekrete”, ka thënë ky burim.
Çifti ka filluar lidhjen në vitin 2013, vetëm një vit pasi aktorja Holmes i dha fundë martesës me Tom Cruisen.
“Katie ka pritur gjatë për t’u martuar me Jamien. Tani ia ka bërë të qartë se ku dhe kur dëshiron të martohet”, ka thënë burimi për Radar Online. “Është e vendosur që të martohet në dimër në Paris”.