Ekonomia Online
FUNDIT

Jamie Foxx dhe Katie Holmes s’janë ndarë

Jamie Foxx dhe Katie Holmes s’janë ndarë

Jamie Foxx dhe Katie Holmes nuk janë ndarë pavarësisht të gjitha thashethemeve se lidhja e tyre e dashurisë ka marrë fund. Të dy kanë biseduar me “FaceTime” pak para se Holmes të nisej për në Paris. “Ajo i tha se e donte dhe e pyeti nëse donte t’i sillte ëmbëlsira nga Parisi”, ka thënë një […]

Jamie Foxx dhe Katie Holmes nuk janë ndarë pavarësisht të gjitha thashethemeve se lidhja e tyre e dashurisë ka marrë fund.

Të dy kanë biseduar me “FaceTime” pak para se Holmes të nisej për në Paris.

“Ajo i tha se e donte dhe e pyeti nëse donte t’i sillte ëmbëlsira nga Parisi”, ka thënë një burim shumë i afërt me aktoren për Page Six.

Derisa Holmes ishte në Paris me të bijën Suri, Foxx ishte në Miami, transmeton Klan Kosova.

Javën e kaluar, u përhapën thashethemet se çifti që edhe ashtu lidhjen e tyre e mban larg syrit të mediave janë ndarë. Ata janë në lidhje qysh nga muaji gusht i vitit 2013.

Të ngjashme