Aktori i njohur Robert De Niro i ka dhënë fund martesës 20 vjeçare me Grace Hightower.
Aktori Robert De Niro dhe bashkëshortja e tij Grace Hightower janë ndarë pas 20 vitesh martesë, shkruajnë mediat amerikane, transmeton lajmi.net.
Page Six bëri të ditur nëpërmjet një artikulli se tashmë çifti i kanë ndarë rrugët ndërsa në tekst ndër të tjera thuhej se pritet që ata të dalin edhe vetë publikisht për ta konfirmuar këtë.
De Niro dhe Grace u takuan për herë të parë në vitin 1997 dhe bashkë kanë dy fëmijë një djal dhe një vajzë.
Aktori e ka pasur edhe një martesë të dështuar nga e cila po ashtu ka fëmijë.
Ai njihet për rolet në filat si: The Godfather Part II, Raging Bull, Taxi Driver, Cape Fear, Kazino dhe Goodfellas dhe ka qenë fitues i dyfishtë i Oscars.