Aktori i njohur përsëri në bankën e të akuzuarve, mohon akuzat e radhës për ngacmim seksual

Prishtinë | 18 Tet 2022 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Kevin Spacey u ul në bankën e të akuzuarve, për të mohuar për herë të parë, përpara gjykatës, akuzat e ngritura ndaj tij, për ngacmim seksual nga aktori Anthony Rapp, i cili këmbëngul se fituesi i çmimit Oskar Spacey e ka sulmuar seksualisht në vitin 1986, kur ai ishte vetëm 14 vjeç.

Rapp, tashmë 50 vjeç, e dha dëshminë e tij në shtator, ku edhe njëherë akuzoi drejtpërdrejtë aktorin Kevin Spacey, në atë kohë 26 vjeç dhe punonte në “Broadway”, se e sulmoi seksualisht në një festë në Manhatan.

Anthony Rapp thotë se ajo eksperiencë e trembi aq shumë për botën e Hollivudit, sa iu desh të heqë dorë. I gjendur përballë akuzave të përsëritura, aktori Kevin Spacey i mohoi akuzat, teksa qëndronte si i akuzuar përballë jurisë.

Akuzat u bënë publike për herë të parë në nëntor të vitit 2020, me Anthony Rapp që sot kërkon një dëmshpërblim 40 milionë dollarë nga aktori, për shqetësimet dhe stresin emocional ndër vite. Kevin Spacey ka fituar çmimin Oscar për rolin e tij në filmin “American Beauty” dhe aktorin më të mirë mashkull në filmin “The Usual Suspects”, por karriera e tij u shkatërrua pas më shumë se 20 akuzave ndaj tij, nga meshkuj të ndryshëm, për dhunë seksuale.

Netflix e përjashtoi aktorin nga drama “House of Cards”, ndërsa Christopher Plummer e zëvendësoi për rolin në filmin “All the Money in the World”.

Të ngjashme