Aktori i njohur shqiptar rezulton pozitiv me Coronavirus

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

Aktori e konfirmoi se doli pozitiv me COVID-19.


Florian Binaj, me anë të një postimi në Facebook, konfirmoi se është prekur me koronavirus.

Aktori i “Portokallisë” tha se pas testimit doli se ishte prekur me COVID-19, por shton se është vetizoluar edhe para testmit dhe do të qëndrojë i vetizoluar deri të shërohet.

Binaj sqaroi se nuk ka asnjë simptomë dhe shpreh keqardhje që do të mungojë në “Portokalli” gjatë kësaj kohe.

“Jam aq pozitiv si tip saqe dola pozitiv edhe me covid-19
Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19.U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri nē pērfundim të krantinës.Fatmirsisht nuk kam asnje simptomë dhe asnjë shqetsim dhe gëzoj shëndet të plotë.Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janē të gatshëm të shkruajnë çdo gjë!
Mē vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë por skam ç’bëj…
Dhe për të gjithë ata që më pyesin: ku e more?-i them, e mora në Gjermani por km i ka origjinale të vetat!
Shëndet të gjithëve!”, janë fjalët e aktorit.


Të ngjashme