Beteja kundër kancerit në lëkurë vazhdon akoma për aktorin Hugh Jackman, i cili postoi të hënën një tjetër paralajmërim për vendosjen e kremit kundra diellit.
Me një fasho në hundë, aktori ndau një foto me fansat e tij në Twitter dhe Instagram, ku zbuloi se po i nënshtrohet sërish një trajtimi për kërcënomë bazë të qelizave, lloji më i zakonshëm i kancerit në lëkurë, që në raste të rralla mund të rezultojë edhe fatal.
“Një tjetër tumor i qelizave. Falë kontrolleve të herëpashershme dhe mjekëve fantastikë, gjithçka është mirë. Duket më keq me fasho sesa pa të. Ju betohem! Vendosni krem kundra diellit”, shkruan aktori në në foto.
Që nga viti 2013 që aktori australian merr trajtime për këtë kancer të lëkurës.