Owen Wilson është një baba i devotshëm për dy djemtë e tij, edhe përse nuk ka më asnjë lidhje me nënat e tyre. Mirëpo sipas një raporti të ri të publikuar, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me vajzën e tij të porsalindur Lyla, e cila ka ardhur në jetë muajin e kaluar.
“Aktori refuzon të takojë vajzën e tij. Lyla është një engjëll dhe është kopje e tij. Një bukuroshe me flokët bionde dhe me sytë blu si i ati. Ai nuk ka dëshirë ta vizitojë atë dhe nuk do të ketë as kujdestarinë e saj” – u shprehën burime për “Us Magazine”.
Duket se këto lajme nuk janë krejtësisht të pavërteta, pasi një përfaqësues i aktorit në gjykatë refuzoi të jepte më shumë detaje për “Us Weekly”.
“Kjo është një çështje shumë private dhe refuzojmë të japim komente” – u shprehën përfaqësuesit e Owen Wilson.
Owen ka qenë në një marrëdhënie të hapur prej pesë vitesh me të ëmën e vogëlushes, Varunie Vongsvirates.