Arrestohet burri nga Skenderaj që dyshohet se dhunoi një të mitur në dhjetor

Prishtinë | 18 Jan 2022 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar të hënën një person i cili dyshohet se ka dhunuar një të mitur.

Rasti i dhunimit dyshohet se ka ndodhur më 28 dhjetor të vitit të kaluar, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Skenderaj, 28.12.2021-NN. Me datën 17.01.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale Dhunim ndaj viktimës së mitur femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme