Filmi amerikan “Mother” i Darren Aronofsky ka edhe një vulë shqiptare.
Ai është aktori Gent Bejko, i cili i është bashkangjitur kastit të aktorëve më të mirë dhe më të paguar të momentit si Jennifer Lawrence, Javier Bardem, Ed e Michelle Pfeiffer etj. Genti luan rolin e një trafikanti të qenieve njerëzore, kryesisht të vajzave të mitura dhe në një pjesë të filmit ai flet edhe shqip.
“A ka noj gjo ajo?”, është fraza e sjellë në shqip në filmin amerikan “Mother”.
Gjatë një lidhje me Skype, gjatë emisionit “Pasdite në Top Channel”, Genti ka rrëfyer se si është bërë pjesë e filmit, eksperiencën e tij nga sheshi i xhirimit, si edhe marrëdhënien që ka me kastin në aktorëve.
“Ishte agjenti im që më krijoi mundësinë e audicionit. Aty flas edhe anglisht edhe shqip. Në një bisedë që patëm para filmit, fjala për Shqipen, me krenarinë tipike që karakterizon i thashë se është një nga gjuhët më të vjetra në Ballkan. Aronovsky-n e bëri pak kurioz. Ishim një dyshe trafikantësh të qenieve njerëzore dhe kryesisht të vajzave të vogla, të mitura”, tha Gent Bejko.
Të luash krah aktorëve më të mirë të “Hollywood” është padyshim një sukses për aktorin shqiptar, por kjo do të thotë gjithashtu më shumë punë e përgjegjësi. Ajo që të gjithëve na kuriozon më së shumti janë prapaskenat e një filmi, si janë përtej ekranit aktorët Hollyëood-ian, dhe Genti na ka rrëfyer diçka më shumë duke u ndalur tek marrëdhënia që ka me Jennifer Lawrence. I pyetur se si është Lawrence, Genti na ka treguar se është shumë ndryshe nga ajo që ne njohim në ekran duke e përshkruar si një vajze të thjeshtë, shumë punëtore, por edhe shumë e bukur, edhe pse për këtë të fundit nuk kishim shumë dyshime.
“Jennifer për aq kontakt sa pata ishte nshumë e thjeshtë në sheshin e xhirimit, e dedikuar e përkushtuar. Nuk të shkon kurrë në mendje që është ajo që është. Ajo që më bëri përshtypje është se kur e shikon “live” është një njeri shumë normal dhe kur e shikon në kamera është tjetër gjë. Është shumë fotozhenike, e do shumë kameran, me siguri. Jo më kot është më e paguara në Hollywood.”- është shprehur aktori.
Filmi amerikan “Mother” i Darren Aronofsky tregon historinë e një çifti, jeta e të cilëve merr një tjetër rrjedhe pasi në shtëpinë e tyre mbërrijnë disa mysafirë.