Edhe pse jemi mësuar ta shohim në rolin e shumë personazheve nga bota e showbiz-it dhe jo vetëm, kësaj here aktorja Delinda Disha foli për jetën e saj personale si nënë dhe bashkëshorte.
Aktorja e talentuar Disha ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në studion e “Ftesë në 5” në Top Channel.
Sa i përket anës profesionale, Bieta nuk ngurroi ta pyeste nëse ka patur probleme me ndonjë nga personazhet që ajo ka imituar në spektaklin “Portokalli” dhe aktorja vijoi me një përgjigje të sinqertë.
“Më vjen keq që mërziten, duhet ta marrin me sportivitet dhe dashamirësi, sepse në njëfarë mënyre ne u bëjmë publicitet të gjithë personazheve që imitojmë”, u shpreh ajo.
E padyshim Delinda nuk mund të largohej nga studio pa imituar disa personazhe të njohur të televizionit si Alketa Vejsiun, Aurela Gaçen, Dojna Memën, Arbana Osmanin e për surprizë edhe vetë të zonjën e shtëpisë Bieta Sulon.