Ylli i filmit “Frozen 2”, Rachel Matthews, ka zgjedhur që përmes Instagramit ta zbuloj lajmin se është diagnostikuar me Coronavirus, dhe të gjithë fansave ua përshkroi në detaje simptomat e saj, me qëllim që ta vetëdijësojë publikun rreth kësaj sëmundjeje.
“Përshëndetje të gjithëve. Unë kam rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe gjatë gjithë javës kam qëndruar e izoluar. Ende nuk e di se cili do të jetë hapi i radhës në trajtimin e virusit, ngase kam marrë informata të përziera rreth kësaj çështjeje, por sigurisht do të qëndrojë në karantinë deri sa të jetë e nevojshme. Aktualisht po ndihem më mirë, por do të kujdesem të ndajë me ju informata të cilat besojë se do t’iu ndihmojnë sadopak. Ju lutem të kemi kujdes me vendimet tona, sepse tani është koha të tregohemi të zgjuar dhe të përgjegjshëm. Ju lutem kujdesuni për veten dhe njëri-tjetrin,” shkruhej në mesazhin e aktores.
Në anën tjetër, 26-vjeçarja Matthews ka treguar se është e vështirë të testohesh për koronavirus, dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë goxha prapa krahasuar me botën me mbi 6.300 raste të konfirmuara dhe 108 vdekje të shënuara deri më tani.
Sidoqoftë aktorja e filmit “Happy Death Day”, Rachel Matthews, i ka paralajmëruar njerëzit se nënshtrimi i testit nuk iu siguron atyre ndonjë mrekulli, pasi ajo edhe pas diagnozës së saj, kishte mbetur e hutuar rreth asaj se si duhet vepruar në vazhdim e sipër.