Aktorja shqiptare, Adea Shabani, e cila një muaj pasi ishte zhdukur u gjet e vdekur, do të varroset sot në Shkup.
Trupi i pajetë i Adea Shabanit, aktores që e cila jetonte në Los Angelos, ka arritur në vendlindjen e saj. Ajo do të varroset sot në orën 14:00, në varrezat e Butelit.
“Adea Shabani neser e ka varrimin ne ora 14:00 ne varrezat e Butelit ne Shkup. Mbledhja komemorative eshte ne Aleksandar Palace ne ora 10:00”, është thënë në një njoftim.
Një muaj pasi ishte njoftuar zhdukja e saj, aktorja shqiptare u gjet e vdekur në një varr të cekët.
Dyshohet se i dashuri i saj, aktori Christopher Spotz, është i përfshirë në vdekjen e saj. Spotz ka një javë para se të gjendej trupi i Shabanit, pasi ai ishte ndjekur nga policia.